Silva Caka është emëruar zëvendës ministre e Punëve të Brendshme.
Ish-deputetja opozitare ka braktisur radhët e Partisë së Lirisë, ku militonte prej vitesh që në kohët e LSI dhe tashmë do jetë zëvendësja e Albana Koçiut në punët e brendshme të vendit.
Caka, njëkohësisht kushërirë e Ilir Metës është “tradhëtarja” e radhës nga PL-ja pas Endrit Braimllarit, Esmeralda Demirajt dhe Faik Bashës, të cilët u futën në radhët e PS-së gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.









