POSTIMI/ “Kjo është Epoka e Artë e Amerikës”- Ambasada e SHBA-së ndan fjalën e Trump në OKB: Jemi të bekuar me Shpirtin më të fortë nga çdo komb tjetër në faqen e tokës

Presidenti Donald Trump mbajti fjalën e tij dje në Asamblenë e OKB-së që ka bërë bujë në mbarë botën. Një pjesë të këtij fjalimi është ndarë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Trump thekson se po jetojmë në Epokën e Artë të Amerikës.

Sipas tij SHBA është e bekuar me ekonominë më të fuqishme, ushtrinë, miqësitë dhe shpirtin më të fuqishëm nga çdo komb tjetër në faqen e tokës.

Presidenti Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së:

“Amerika është e bekuar me EKONOMINË më të fuqishme, KUFIRIN më të fortë, USHTRINË më të fuqishme, MIQËSITË më të qëndrueshme dhe SHPIRTIN më të fortë nga çdo komb tjetër në faqen e tokës. Kjo është me të vërtetë Epoka e Artë e Amerikës.”

Kliko linkun për postimin e ambasadës:👉https://www.facebook.com/share/r/171oxtmfwU/?mibextid=wwXIfr