EMERIMI/ Ish-kryetatimori i Berishës merr detyrën e re në qeverinë Rama 4 – Ministrja e Shëndetësisë e bën drejtor të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shendetësor!

Spartak Zekja largohet nga detyra si Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Burime nga ministria bëjnë me dije se në vend të tij pritet të emërohet Artur Papajani, një emër i njohur nga administrata tatimore në të kaluarën.

Papajani ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Tatimeve gjatë kohës së qeverisjes nga Partia Demokratike.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.