Pas disa minutash seancë të tensionuar, opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar kryeministrin Edi Rama të bëjë prezantimin e programit qeverisës.
Kjo e detyroi kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi që të kalojë direkt në votim.
Me 82 vota pro, mazhoranca në Kuvend miratoi programin qeverisës dhe përbërjen e re të kabinetit të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi opozita bllokoi foltoren, duke penguar zhvillimin e debateve parlamentare.









