E BUJSHME/ U kritikua nga Rama për keqeverisje të bashkisë – Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës.

Mëson se Dredha ka dorëzuar dorëheqjen mbrëmjen e kësaj mërkure.

Dorëheqja e Dredhës, vjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me Bashkinë e Vlorës, sa i takon zënies së hapësirave publike.

Më parë, dorëheqjen e kanë dhënë nënkryetarët e bashkisë si dhe kryetarët e njësive administrative.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023./abcnews.al