ASNJE SURPRIZE/ Zgjedhjet nuk i njohin, por mandatet e dala prej tyre do t’i mbajnë – Berisha në kryesi të partisë: Të falenderojmë Zotin që do jemi në parlament”…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, se opozita do të futet në Parlament gjatë legjislaturës së re, e cila nis më datë 12 shtator,por theksoi se zgjedhjet janë një farsë elektorale të manipuluar nga kryeministri Rama. 

 Berisha tha se kërkon që Kryesia e PD-së të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, duke e cilësuar procesin si një kthim në farsë elektorale, e cila sipas tij është e organizuar nga “organizata kriminale” e drejtuar nga kryeministri Rama.

“Duke pasur parasysh qindra e mijëra dokumente që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve, unë ftoj Kryesinë që mos të njohë këto zgjedhje,” tha Berisha, duke shtuar se njohja e tyre do të bënte PD-në bashkautore në këtë farsë më të keqe në 32 vitet e fundit.

Megjithatë, ai theksoi se bojkotimi i Parlamentit nuk është një opsion i mirë, dhe se opozita duhet të përballet me regjimin e cilësuar prej tij si “narkodiktaturë” me energji dhe forma të reja.

“Beteja jonë kërkon energji të reja, forca dhe forma të reja. Nuk është variant të mos futemi në Parlament, kjo nuk është më mirë,” tha Berisha.

Kreu i PD-së bëri thirrje për një ribrendim të strategjisë opozitare dhe për një qëndrim të ri në luftën kundër pushtetit aktual.

Gjithashtu Sali Berisha, iu drejtua edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë të mos futen në Parlament, duke theksuar se kjo nuk është një zgjidhje.

“Edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë mos futemi në Parlament, u them: nuk është më mirë. Në një diktaturë duhet të falenderosh Zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë,” tha Berisha.

“Kjo betejë kërkon shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë, e cila me Edi Ramën nuk ndodh kurrë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje,” theksoi Berisha.

Berisha: Njohja e këtyre zgjedhjeve do të bënte PD bashkautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite, duke kërkuar këtë nga Kryesia, unë di se ka një debat të marrin , të marrin ajo pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh , kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën dhe organizatën kriminale që ka uzurpuar pushtetin.

Cili do të jetë qëndrimi ynë i ri. Asnjeri s’kemi bërë sa ka mund. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet ndryshim para këtij mali të farsën elektorale. Beteja jonë kërkon energji të reja, forca dhe forma të reja. Nuk është një variant të mos futemi në parlament, jo nuk është më mirë. Edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë mos futemi në parlament, o nuk është më mirë. Në një diktaturë duhet të falenderosh Zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në këtë diktaturë e pëson si Salinji, por përsëri s’mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh nga secili prej nesh, kërkon shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë e cila me Edi Ramën nuk ndodh kurrë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.