KUALIFIKUESET/ Shqipëria mund Letoninë, ngjitet e dyta – Serbia humbje turpëruese me Anglinë, bie në vendin e tretë; ja renditja e grupit

Triumfi minimal i Shqipërisë ndaj Letonisë me rezultatin 1 me 0, i ka ngjitur kuqezinjtë përkohesisht në vendin e dytë. Në 5 duelet e zhvilluara deti tani, kombëtarja e Silvinjos ka arritur të grumbullojë 8 pikë, me 5 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. 

Anglia turpëron serbët në Beograd 5 me 0 dhe kryeson bindshëm me 15 pikë të plota, ndërkohë që Serbia pas humbjes së sotme shkon në vendin e tretë me 7 pikë, 1 më pak se Shqipëria. 

Vlen të theksohet fakti se Serbët kanë edhe një ndeshje më pak. Ndërkohë Letonia është pozicionuar në vendin e katërt me 4 pikë. Tabela mbyllet nga Andorra me 0 pikë, 0 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.  

Një rezultat pozitiv i djemve kuqezi në duelin e kthimit ndaj Serbisë, do t’i rriste ndjeshëm shanset për vendin e dytë.  

SHQ1