NJOFTIMI I AMBASADES/ Ankorohet për herë të parë – SHBA dislokon luftanijen komanduese USS Mount Whitney në Porto Romano

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar pamjet e anijes luftarake USS Mount Whitney që është dislokuar në Durrës dhe i uron ekuipazhit mirëseardhjen në Shqipëri. Selia diplomatike e “Rrugës së Elbasanit” thotë se kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano.

“Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të rradhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid09NCC6z1gCCwc3Lqt7m4qA1ggV9UVk9AGTfa72jjF7ZWX7XXo2hq7pUcZQZfuHBUXl&show_text=true&width=500

USS Mount Whitney është një nga dy anijet komanduese amfibe të klasit Blue Ridge të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe është anija kryesore dhe komanduese e Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara.

Ajo shërben gjithashtu si Platforma e Komandës Lundruese (ACP) e Forcave Detare Sulmuese dhe Mbështetëse të NATO-s (STRIKFORNATO).

Anija më parë ka shërbyer për vite me radhë si anija komanduese COMSTRIKFLTLANT (Emërtimi i NATO-s) / Flota e Dytë e SHBA-së. USS Mount Whitney është një nga anijet e pakta të porositura që i janë caktuar Komandës së Transportit Detar Ushtarak.