VENDIMI EKSTREM/ Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për vendet që nuk pranojnë marrëveshje kthimi të migrantëve

Britania e  Madhe mund të pezullojë vizat për vendet që nuk pranojnë marrëveshje kthimi për migrantët, tha ministrja e re e Brendshme Shabana Mahmood, duke theksuar se do të bëjë “çfarëdo që të duhet” për të ndalur kalimet me gomone.

Në ditën e saj të tretë të plotë në detyrë, Mahmood zbuloi se po zhvillonte bisedime me aleatët e Britanisë në grupin “Five Eyes”, Amerikën, Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë, për veprime të koordinuara kundër migracionit të parregullt.

“Për ne, kjo mund të nënkuptojë edhe pezullimin e vizave në të ardhmen”, u tha ajo medieve  në një takim me ministrat e aleancës në Londër.

“Ne presim që vendet të bashkëpunojnë, të respektojnë rregullat, dhe nëse një nga qytetarët tuaj nuk ka të drejtë të qëndrojë në vendin tonë, ju duhet ta pranoni atë mbrapsht”, shtoi ajo.

Njoftimi i saj vjen pas një zotimi të Reform UK për të përdorur një kombinim stimujsh financiarë dhe sanksionesh, përfshirë kufizimet e mundshme të vizave, për të siguruar marrëveshje kthimi si pjesë e angazhimit për të deportuar 600 000 persona brenda pesë viteve.

Mahmood nguli këmbë se kjo ishte “një qeveri laburiste me një politikë laburiste” dhe se propozimi kishte qenë në shqyrtim “prej disa kohësh”.

“Si ministre e Brendshme, unë kam një prioritet. Duhet të siguroj kufijtë tanë dhe do të bëj gjithçka që duhet për ta përmbushur këtë detyrë”, përfundoi ajo.