Britania po konsideron përdorimin e kazermave ushtarake për të strehuar azilkërkuesit.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Mbrojtjes John Healey, i cili në një reagim bën me dije se bëhet fjalë për strehim të përkohshëm.
“Po shqyrtojmë përdorimin e mundshëm të vendeve ushtarake dhe jo-ushtarake për strehim të përkohshëm për njerëzit që vijën me gomone, të cilët mund të mos kenë të drejtë
të jenë këtu”, tha ai.
Deklarata e tij vjen në një kohë ku në Britani vetëm nditën e shtunë mbërritën 1,097 persona me gomone.
“Po e shqyrtoj me shumë kujdes. Po e shqyrtoj me Ministrinë e Brendshme dhe e pranoj që humbja e besimit të publikut gjatë viteve të fundit në aftësinë e Britanisë për të kontrolluar kufijtë e saj duhet të plotësohet. Dhe ne duhet të merremi me këtë problem me gomonet “, shtoi z. Healey.









