Në Shqipëri, çdo ditë regjistrohen për t’u shitur 277 makina! Me këtë ritëm, nga janari deri në gusht janë importuar 66 500 mjete, nga të cilat 55 mijë janë vetura.
Bizneset që kanë marrë përsipër të tregtojnë automjete, preferojnë si markë të parë Volksvagenin, ndjekur nga Mercedesi, Audi, Hyundai dhe Toyota.
Në databazën që mban Drejtoria e Transportit Rrugor, rezulton se 1 në 5 makina kanë ardhur nga Koreja e Jugut, ndërsa dominon tregun e importeve edhe Gjermania e Italia.
80% e makinave që kanë ardhur këtë vit janë prodhuar para vitit 2017, dhe vetëm 5% janë të reja, me kilometrazh 0.
Rreth 40% e makinave porositen nga Tirana, aty ku numri i mjeteve aktive të regjistruara ka arritur 360 mijë, ndërsa në të gjithë vendin, ky numër është 966 mijë.
Oferta në treg për makina edhe këtë vit ruan ecurinë e vitit 2024, teksa në rrugët kombëtare dhe qendrat e mëdha urbane, trafiku është shtuar dhe mundësitë për të gjetur një vend parkimi po kufizohet ndjeshëm.









