Sot mbushen plot 9 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Më 5 Shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore e re, Nënë Tereza. 5 Shtatori është shpallur festë zyrtare në vendin tonë me vendim të Këshillit të Ministrave.
9 vite më parë, Papa Francesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori.
Nënë Tereza, e njohur si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në një familje shqiptare në Shkup dhe në moshën 18-vjeçare u bë murgeshë. Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.
Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.
“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.
Qëllimi i saj i vetëm ishte të ndihmonte njerëzit e vuajtur, të pamundurit dhe t’u shërbente të vërfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.









