SHENDETI I BIDEN/ U diagnostikua me kancer – ish-presidenti i nënshtrohet operacionit 

Ish presidenti Amerikan Joe Biden, i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr qelizat kancerogjene nga lëkura e tij, dhe raportohet që tani është në gjendje të mirë.

Procedura që është përdorur për kryerjen e operacionit të Biden, njihet si kirurgjia Mohs, dhe është më e zakonshmja e përdorur për të trajtuar kancerin e lëkurës.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pas disa muajsh, pasi ish presidenti 82 vjeçar, zbuloi në maj se ishte diagnostikuar me kancer metastatik të prostatës.

Kjo nuk është hera e parë që Joe Biden kryen një ndërhyrje kirurgjikale, pasi edhe në vitin 2023 ndërkohë që ishte akoma president iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kundër një lezioni në lëkurë që e zbuloi gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.

Shëndeti fizik dhe mprehtësia e tij mendore ishin tema jo pak herë të diskutuara gjatë kohës të tij si president i SHBA-ve.