Paradoksi është se ndërkohë që Rusia vuan nga mungesat e brendshme, ka nënshkruar një marrëveshje 30-vjeçare për furnizimin me gaz të Kinës
Rusia, ndonëse zotëron rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë – mbi 60 trilionë metra kub – mund të përballet me mungesa serioze në Lindjen e Largët.
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se, megjithatë, “aty ka mjaftueshëm qymyr për gati një mijë vjet”, duke shtuar me ironi se njerëzit duhet të djegin qymyr dhe “të mos ankohen”.
Ministria ruse e Energjisë ka paralajmëruar se deri në vitin 2030, mungesat e gazit në rajon mund të arrijnë deri në 42%, nëse nuk përshpejtohet procesi i gazifikimit.
Paradoksi është se ndërkohë që Rusia vuan nga mungesat e brendshme, ka nënshkruar një marrëveshje 30-vjeçare për furnizimin me gaz të Kinës.
Pra, asnjë metër kub për rusët, por shumë për “miqtë e dashur” në Pekin. Dhe qytetarëve rusë, si gjithmonë, u mbetet të durojnë.









