ME PERMBAJTE TOKSIKE/ Kroacia gropos 4 ton domate shqiptare me pesticide – ja ku ishin prodhuar

Autoritetet kroate kanë bllokuar dhe asgjësuar 4 ton domate shqiptare të prodhuara në Berat, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele shumë të larta të insekticidit chlorfenapyr, një substancë tepër toksike që përdoret për shfarosjen e insekteve.

Sipas njoftimit të EFSA-s, ngarkesa e lejuar për këtë pesticid është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare u gjet 0.06 mg/kg, pra pesë herë mbi normën e sigurisë.

Domatet e rrezikshme u groposën nga autoritetet kroate dhe nuk arritën në tregun europian.

Gjithashtu sot u raportua se Kroacia bllokoi dhe asgjësoi edhe 5 ton pjeshkë nga Divjaka, pasi në to u gjet prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.