Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit, ndërsa u prezantua të hënën te bardhezinjtë. Futbollist shqiptar kaloi me sukses testet mjekësore, ndërsa u shpreh i lumtur për këtë nënshkrim.
“Për mua është një ëndërr. Jam krenar dhe i nderuar që do të vesh këtë fanellë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time”. Më tej futbollisti i përfaqësueses së Kosovës tregoi dhe objektivat me torinezët.
“Dua të shënoj shumë gola dhe mbi të gjitha të fitoj tituj. Me cilësinë që ka kjo skuadër, besoj se mund t’ia dalim”, deklaroi 26-vjeçari që u ble për afro 20 milionë euro.









