Portieri Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë karrierën në Premier League. Italiani ka kompletuar transferimin e tij te Manchester City.
Klubi anglez ka mbyllur akordin me PSG-në, për transferimin e gardianit italian për shifrën e 40 milionë eurove.
Fillimisht parisienët kërkonin 50 milionë euro, ndërsa oferta e parë nga City ishte 30 milionë euro.
Marrëveshja për transferimin e Donnarummës u mbyll, pasi Ederson u largua nga “qytetarët” për të kaluar te Fenerbahce në Turqi.
Për Donnarummën, Premier League do të jetë kampionati i tretë në karrierë, pas Serie A dhe Ligue 1.









