AKSIDENT/ Makina përplaset me barrierat në autostradën Vlorë-Levan – Raportohet për 1 viktimë dhe 1 të plagosur

Si pasojë e përplasjes automjeti është dëmtuar plotësisht dhe fatkeqësisht një person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë Levan pranë fshatit Panaja. Bëhet me dije se një automjet është përmbysur në anë të segmentit rrugor, pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e përplasjes automjeti është dëmtuar plotësisht dhe fatkeqësisht një person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.