EMRAT/ Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pas mesnate në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy të rinj 23-vjeçarë kanë humbur jetën tragjikisht.

Sipas burimeve paraprake, automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese buzë rrugës. Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur në vend.

Viktimat janë drejtuesi i mjetit Gabriel Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin si dhe Denis Korbi,23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat deri tani mbeten të paqarta.