RRITEN SHPENZIMET/ Legjislatura e 11-të e Kuvendit – shtohen 4 komisione parlamentare, barrë për buxhetin e shtetit

Në Parlamentin e ri pritet të ketë shtim të komisioneve të përhershme parlamentare.

Nga 8 komisione që janë aktualisht, synohet që të bëhen 11, pasi Komisioni i Veprimtarisë Prodhuse do të ndahet në tri komisione të veçanta: Komisioni për Energjinë, Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin, dhe Komisioni për Bujqësinë.

Ndërkohë, Komisioni i 11-të do të jetë komision i posaçëm antikorrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i cili do të kthehet në komision të përhershëm.

Një ditë më parë kryeministri Rama është takuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetarin e grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Mësohet se struktura e komisioneve parlamentare ka qenë në fokus të takimit.