STUHITE E FUQISHME/ Vietnami goditet nga tajfuni “Kajiki”

Vietnami po përballet me stuhinë më të fuqishme të këtij viti. Tajfuni Kajiki, me erëra që arrijnë deri në 166 kilometra në orë.

Vietnami i ka të zakonshme stuhitë që shkaktojnë përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Mbi 16 mijë ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe për të qenë në gatishmëri për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet kanë urdhëruar gjithashtu që të gjitha anijet peshkimi dhe tragetet të qëndrojnë në port, ndërsa më shumë se gjysmë milioni persona pritet të evakuohen në ditët në vijim.

Vetëm një vit më parë, tajfuni Yagi shkaktoi 300 viktima dhe dëme prej rreth 3.3 miliardë dollarësh.

Tajfuni Kajiki pritet të lëvizë më pas drejt Laosit dhe veriut të Tajlandës.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve të emergjencës.