“Behet i gjalle” pas më shumë se 12 orësh ish-zv.drejtori i AKSH Daniel Shima. Mësohet se ai është kthyer në banesë pas mesnate. Ai ka deklaruar fillimisht se kishte shkuar në jug, po pa sqaruar mesazhin që i kishte dërguar të dashurës me përmbajtjen “po më arrestojnë”.
Policia e Komisariatit Nr.1 ka nisur pasditen e djeshme kërkimet për 34-vjeçarin duke vëzhguar të gjitha kamerat e sigurisë.
Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij, e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera, rezultoi nuk kishte asnjë arrest të dhënë ndaj tij.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.“-thuhet në njoftimin e policisë.









