Lufta tregtare po ndihet edhe nga fansat e lojërave elektronike. Play Station dhe pajisje të tjera kanë shënuar rritje çmimi për shkak të tarifave që kanë sjellë kosto të shtuara në mbarë botën.
Sony ka njoftuar rritjen e çmimit të pajisjeve PlayStation 5 në SHBA me rreth 50 dollarë për shkak të kostove në rritje dhe tarifave tregtare. Modeli bazë do të kushtojë 500 dollarë, ndërsa versioni Pro arrin rreth 750 dollarë. Aksesorët nuk preken nga rritja, ndërsa tregu global i lojërave po përballet me ngadalësim.
Një lajm i keq për të gjithë fansat e lojëra me Play Station!
Ata që kërkojnë të kenë një pajisje të gjeneratës së Pestë do të nxjejnë në buxhetin personal efektet e luftës tregtare të nisur nga presidenti i SHBA, Donald Trump.
Kompania Sony, njoftoi se nga 21 Gushti, të tre modelet e Play Station 5 do të kushtojnë 50 dollarë më shumë.
Modeli bazë arrin në 499.99 dollarë, ndërsa versioni më i avancuar, PS5 Pro, shkon në 749.99 dollarë.”
Kompania që prodhon pajisjen që shet miliona njësi çdo vit, e justifikoi rritjen e çmimit me pasojat e tarifave të vendosura nga presidenti i SHBA, ndaj Japonisë që sipas saj kanë shtuar kostot e importit dhe kanë goditur edhe tregun e lojërave elektronike.
Por nuk është vetëm Sony. Edhe Nintendo dhe Microsoft kanë ndjekur një strategji të ngjashme, duke rritur çmimet e pajisjeve që prodhojnë.
Importuesit amerikanë të mallrave japoneze aktualisht përballen me një tarifë prej 15% mbi produktet që shesin. Ekspertët thonë se fansat e lojërave elektronike tashmë do të përballen me cmime më të larta.
Lojtarët janë të pakënaqur, por industrisë së lojërave i duhet të përballet me një realitet të ri ekonomik, ku tarifat, inflacioni dhe kostot e prodhimit po rrisin çmimet për lojtarët në mbarë botën.









