Rezultatet e ekzaminimit mjeko-ligjor të trupave të tre shqiptarëve që humbën jetën të hënën pasdite, kur një kamion përplasi dy makina në autostradën Egnatia, janë tronditëse. Sipas informacioneve nga protothema.gr, autopsia e kryer zbuloi se tre viktimat ishin gjallë në kohën kur makina shpërtheu në flakë, por të plagosurit kishin humbur ndjenjat për shkak të lëndimeve të rënda nga përplasja e fortë.
Trupat kishin lëndime të rënda në kokë, gjoks dhe bark, brinjë të thyera, si dhe organe të brendshme të këputura, ndërsa shoferi kishte pësuar thyerje të kafkës. Nga informacionet e deritanishme, duket se kamioni është përplasur në nga ana e karburantit të makinës, duke rezultuar në një zjarr të menjëhershëm.
Kështu, tre personat që udhëtonin në makinë nuk vdiqën nga plagët e goditjes, por nga zjarri që shpërtheu, ndërsa konsiderohet e sigurt se në atë moment ata ishin në gjendje të fikëti dhe pa ndjenja. Lidhur me të plagosurit e mbetur, të gjithë pritet të dalin nga spitali, ndërsa shoferi bullgar do të mbahet në paraburgim deri në daljen e rezultateve të analizave toksikologjike, të cilat do të tregojnë nëse ai kishte konsumuar alkool.
Përveç kësaj, është caktuar një ekspert mjeko-ligjor në lidhje me shpejtësinë e kamionit në kohën e aksidentit. Shoferi është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, lëndim trupor dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit, që është një kundërvajtje, ndërsa rezultatet e analizave dhe raporti i ekspertit do të përcaktojnë nëse do të shndërrohet në krim.









