ALARMUESE/ Shqetësohen shkencëtarët – shkrirja e akullit në Arktik është ngadalësuar ndjeshëm

Shkrirja e akullit detar në Arktik është ngadalësuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, pa shënuar rënie statistikisht të rëndësishme që prej vitit 2005. Ky është studimi i ri shkencor, që ka habitur edhe ekspertët, të cilët theksojnë se kriza klimatike vijon të mbetet

Një studim i ri shkencor tregon se shkrirja e akullit detar në Arktik ka ngadalësuar ritmin gjatë dy dekadave të fundit. Por ekspertët paralajmërojnë, se kjo nuk do të thotë se kriza klimatike ka kaluar.

Që nga viti 2005, nuk është regjistruar ndonjë rënie statistikisht e rëndësishme në shtrirjen e akullit. Kjo ka ardhur si surprizë, pasi emetimet e karbonit vazhdojnë të rriten, duke nxitur ngrohjen globale.

Shkencëtarët thonë se rrymat oqeanike kanë luajtur një rol kyç në ngadalësimin e shkrirjes. Por parashikimet tregojnë se humbja e akullit mund të përshpejtohet përsëri brenda pesë deri dhjetë viteve.”

Ndërsa sipërfaqja e akullit mund të duket e stabilizuar, vëllimi dhe trashësia e tij vazhdojnë të bien. Trashësia mesatare ka rënë 0.6 cm në vit që nga 2010, duke treguar se planeti ende po grumbullon nxehtësi.”

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se ndryshimi klimatik është real dhe i nxitur nga aktiviteti njerëzor. Ngadalësimi i fundit nuk ndryshon nevojën urgjente për veprime globale.”

Që nga fillimi i matjeve satelitore, sipërfaqja e akullit Arktik në shtator është përgjysmuar.

Për çdo ton CO2 të emetuar, humbasin rreth 2.5 metra katror akulli shtatorit.”

Ngadalësimi i shkrirjes është i përkohshëm. Kriza klimatike mbetet urgjente dhe kërkon veprime të menjëhershme për të mbrojtur planetin dhe ekosistemet e saj delikate.”