KONSTITUIMI I KUVENDIT/ “Qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta,” – reagon Abdixhiku: LVV refuzon të bëjë kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për mediat pas dështimit të seancë së radhës në Kuvend. Abdixhiku u shpreh se është e qartë se problemi qëndron te mungesa e shumicës. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat, dhe po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa.

Sipas tij qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Ai shtoi se po kjo situatë po sjell humbje të madhe kohe nga kokëfortësia e një qasjeje të njëanshme.

‘‘Tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë të shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra nuk ka numra partia që ka dal e para në këto zgjedhje, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa dhe rrjedhimisht bën bllokadë.

Qëndrimet e LDK do të mbesin të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kemi humbur kohë shumë, për shkak të instituimit kokëfortë për shkak të qasjes së njëanshme të më të vjetrit të kësaj seance sot iu kthyem në fillim, të thelbi i problemit të mungesa e numrave’’, tha ai.