Një autobus nga Kosova është përfshirë në një aksident në Gjermani. Autobusi me 50 udhëtarë po udhëtonte drejt Mynihut dhe është përplasur me një kamion në autostradën A8, pranë Irschenberg, gjatë natës.
Si pasojë, 30 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spital. Katër persona të tjerë morën gjithashtu ndihmë mjekësore.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 12:05. Autobusi u përplas në pjesën e pasme të rimorkios së një kamioni të ngarkuar me perime, i cili drejtohej nga një 46-vjeçar polak.
Autostrada drejt Mynihut u mbyll plotësisht për afërsisht dy orë.









