FORMULA 1 / Monza “sold out” – Ferrari e ka detyrim fitoren

Tribunat e mbushura, të ngjyrosura nga një entuziazëm që reziston kohës, pritjeve dhe viteve të vështira. Monza, atdheu i një deti të kuq që nuk ngjan me asgjë dhe askënd në botë. Edhe këtë vit, ajo përgatitet të japë protagonistëve të Formula 1 provën e një spektakli unik.

Një muaj para Çmimit të Madh të Monzës, “Automobile Club d’Italia” ka njoftuar shitjen e të gjitha biletave për ditën e diel, 7 shtator, një provë e pasionit që nuk ndalet përballë rezultateve të një viti kompleks për Ferrarin, skuadrën e idhullit të tifozëve italianë.

Asnjë fitore për të kuqtë, Sharl Lëklerk dhe Luis Hamilton, nga nisja e 2025 deri në pushimin veror, dhe pesë podiume, të gjitha të fituara nga “monegasku”, për një kampionat ku MekLaren po udhëheq drejt suksesit në titullin e Konstruktoreve pa rivalë, me 299 pikë avantazh ndaj ekipit të Maranelos në mes të sezonit.

Por nuk ka rëndësi, sepse Monza mbetet Monza. Një Çmim i Madh që çdo vit dhuron emocionin e pasigurisë, mes garave spektakolare dhe fitoreve të papritura, në një nga pistat më spektakolare të kalendarit. Një konfirmim i gjendjes së shkëlqyer të Formula 1, një sport në rritje të vazhdueshme, veçanërisht te të rinjtë, i pavarur nga performancat e ekipeve të veçanta. Por edhe një sfidë për Ferrarin që, pikërisht në Monza, përballë publikut të saj, do të tentojë të marrë fitore të parë të sezonit.