PROPOZIMI I MACRON/ “Takimi të jetë 4-palësh” – Presidenti francez: Garancitë e sigurisë i duhen gjithë Evropës

Ndërsa Presidenti Donald Trump shtyu përpara mundësinë e një takimi trepalësh midis tij, Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti francez Emmanuel Macron ofroi një ide: një udhëheqës evropian në tryezë edhe ai.

“Mendoj se si vazhdimësi, do të na duhej ndoshta një takim katërpalësh. Sepse kur flasim për garancitë e sigurisë, flasim për të gjithë sigurinë e kontinentit evropian”, tha ai.

Ai i bëri jehonë komenteve të kancelarit gjerman Merz se një armëpushim është një “domosdoshmëri” dhe thotë se të gjithë udhëheqësit “e mbështesin këtë ide”.

Garancitë e sigurisë do të përfshinin një ushtri të fortë ukrainase për “vitet dhe dekadat që do të vijnë”, dhe një angazhim nga të gjithë ata rreth tryezës për të ndërtuar sigurinë, vazhdoi Macron.