OPTIMIZMI I TRUMP/ “Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës” – Presidenti i SHBA: Rusia do të pranojë garanci sigurie për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se samiti i së premtes në Alaskë me Putinin përforcoi bindjen e tij se paqja është “e arritshme”.

Në një “hap të rëndësishëm”, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën, tha Trump.

Kjo është një nga “pikat kyçe” që udhëheqësit do të shqyrtojnë në takim. Ai theksoi se ata do të shqyrtojnë “kush do të bëjë çfarë, në thelb”.

Trump u tregua optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të pengojë agresionin e ardhshëm kundër Ukrainës.

“Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës”, tha ai. “Ne do t’i ndihmojmë ata”.

Në takim do të diskutohet gjithashtu edhe “shkëmbimi i mundshëm i territorit”, shtoi presidenti amerikan.