AKSIDENT/ Makina përplas të moshuarën në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Njoftim i Policisë:

Informacon paraprak/Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur aksidentuar shtetasen D. P., 73 vjeçe, banuese në fshatin Taroninë, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. S. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.