DEKLARATA/ HAMASI: “Gjenocid e dëbim” – Grupi palestinez akuzon Izraelin për zhvendosjen e civilëve dhe “pushtimin”

Hamasi e cilësoi planin izraelit për zhvendosjen e banorëve të Gazës si një “valë të re gjenocidi dhe dëbimi”, duke e quajtur një mashtrim të maskuar si ndihmë humanitare. Izraeli ndërkohë përgatitet të furnizojë civilët me çadra e pajisje strehimi para ofensivës për pushtimin e qytetit, mes alarmeve ndërkombëtare për krizën humanitare.

Një “valë të re gjenocidi dhe dëbimi”  e cilësoi Grupi militant palestinez Hamas, planin e Izraelit për të zhvendosur banorët e Gazës mes luftës që vijon dhe një strategjie tashmë të miratuar për pushtimin e plotë të qytetit.

Hamas akuzon Izraelin se e gjitha është një skeme mashtrimi për genocide e largim të qindra mijë banorëve.

Ushtria izraelite njoftoi se që nga e diela po përgatitet të furnizojë civilët palestinezë me çadra dhe pajisje strehimi, para se të nisë zbatimin e një plani për lëvizjen e tyre nga zonat e luftimeve drejt jugut  “për të garantuar sigurinë e tyre”.

Hamasi thotë se ky veprim, sipas tij tij i maskuar si ndihmë humanitare, është një mashtrim i hapur që synon “të mbulojë një krim brutal që forcat e pushtimit përgatiten ta kryejnë”.

Izraeli kishte bërë të ditur më herët gjatë muajit se synonte një ofensivë të re për të marrë kontrollin e veriut të qytetit të Gazës, qendra më e madhe urbane e territorit palestinez.

Plani ka ngritur alarmin ndërkombëtar për fatin e zonës tashmë thuajse të shkatërruar, ku jetojnë rreth 2.2 milionë banorë.

Hamasi tha se forcat izraelite po zhvillonin një “ofensivë të vazhdueshme në lagjet lindore dhe jugore të qytetit të Gazës, veçanërisht në Zeitoun”, duke detyruar largimin e mijëra banoreve.

Disa dhjetëra persona u vranë e plagosën ndërkohë nga sulmet izraelite në të gjithë territorin gjatë fundjavës sipas agjencisë së mbrojtjes civile të Gazës.