Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbyllur takimin e tyre të zhvilluar në Alaskë pas tre orë bisedime me dyer të mbyllura.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e tij për shtyp tha se.
“Ishte nje takim produktiv, ramë dakord mbi shumicën e pikave përfshirë çështjet e mëdha, për disa të tjera hapëm rrugën për zgjidhje. Tani un do të telefonoj vendet e NATO-s, presidentin Zelensky, për ta njoftuar pasi i takon atij për të vendosur dhe për të thënë fjalën e fundit. Falenderoj Sekretarin Amerikan të Shtetin, të nderuarin Ëitkoff.
Patëm shumë përfaqësues rusë dhe shprehëhn dëshirën për të bashkëpunuar me SHBA-të.
Në këtë aspekt bëmë progres, pasi kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Putin. Ishim mësuar të dëgjonim rrengun e ndërhyrjes ruse që nuk prodhoi asgjë por tani si dy vende mund të bashkëpunojmë në fushën e biznesit.
Do të nis të bëj disa telefonata, çështja më e rëndëisshme nuk u arrit sot por është rrugës për t’u arritur”, tha Trump pas takimit me liderin rus.









