PREMIER LEAGUE/ Ekitike debuton me gol dhe asist te Liverpuli në kampionat, por Kieza dhe Salah në fund shmangin surprizën e pakëndshme

Liverpuli e ka nisur me një fitore këtë edicion në Premier Ligë, duke mundur Bornmuthin  me shifrat 4-2. Por nuk ka qenë një fitore aq e thjeshtë për kampionët e Anglisë në fuqi, të cilët u desh të djersinin në fund për 3 pikët.

Hugo Ekitike e nisi në mënyrën e duhur sezonin e tij të parë në Premier Ligë, duke shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë e duke dhënë asistin për golin e dytë të shënuar nga Gakpo në startin e të dytës. Por në një ndeshje që dukej nën kontroll, miqtë bënë surprizën, duke shënuar dy herë me Semenajo, në minutat 64 dhe 76.

Liverpuli u hodh i tëri në sulm dhe ndihma i erdhi nga një emër i paparashikuar që do vishte mantelin e heroit. Slot aktivizoi italianin Kieza dhe ky i fundit gjeti avantazhin në minutën e 88 të ndeshjes, për atë që ishte goli i tij i parë në kampionatin anglez. Në shtesë erdhi edhe goli i Salah, që vulosi fitoren 4-2 të kampionëve në ndeshjen e parë.

Goli i Ekitike (VIDEO)

Goli i Gakpo (VIDEO)

 Goli i parë i Semenajo (VIDEO)

Goli i dytë i Semenajo (VIDEO)

Goli i Kieza (VIDEO)

Goli i Salah (VIDEO)