Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një xhamie në qytetin Orebro në Suedi ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa vijojnë kërkimet për autorin e krimit.
Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa autoritetet suedeze vijojnë hetimet. Ka dyshime që ngjarja ka ndodhur gjatë një përplasje mes bandave.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi sulmi deri në një njoftim të dytë.









