DEKLARATA/ Zelensky: Samiti i Alaskës duhet të sjellë një paqe të drejtë

Volodymyr Zelensky tha disa minuta më parë se “po llogarisim në Amerikën” para samitit të Alaskës.

Në një postim në rrjetin social X, ai përsëriti fjalët e Presidentit Trump duke theksuar se takimi i sotëm ka “shumë rëndësi” dhe duhet të hapë rrugën drejt një paqeje të drejtë.

Zelensky kërkoi që gjatë samitit të zhvillohet edhe një takim trefazor mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

Ai njoftoi gjithashtu se Ukraina po dërgon forca shtesë për të ndaluar avancimin rus në rajonet lindore të Donetskut dhe Zaporizhzhias, dy zona kyçe që pritet të jenë në qendër të bisedimeve.

Zelensky përfundoi deklaratën duke bërë thirrje për një fund të luftës dhe që Rusia të marrë “hapat e nevojshëm” për zgjidhjen e konfliktit.