Kompania ajrore Ryanair, ka njoftuar sot hapjen e një baze të re në Aeroportin e Tiranës duke nisur nga prilli i vitit 2026.Me një investim prej 300 milionë dollarësh, tre avionë të bazuar dhe 10 destinacione të reja, Ryanair do të operojë gjithsej 33 linja ajrore nga Tirana, duke e rritur trafikun në mbi 4 milionë pasagjerë në vit.
Kompania ajrore Ryanair, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke filluar nga prilli i vitit 2026.Me një investim prej 300 milionë dollarësh dhe tre avionë të bazuar, Ryanair do të shtojë 10 destinacione të reja, duke e çuar në 33 numrin total të linjave ajrore që lidhin Tiranën me qytete të ndryshme të Europës.
Sinkron “Më 31 tetor 2023, në ditën e parë të operimeve të Ryanair në Shqipëri, hapëm 17 fluturime me një rotacion total prej 34. Ishte një nga hapjet më të ngarkuara që kemi pasur ndonjëherë, dhe gjithçka u realizua në kohë. Kjo dëshmon përkushtimin tonë për të garantuar performancë të lartë dhe standarde që përmbushin kërkesat e një partneri si Ryanair.”
10 linjat e reja përfshijnë, Birmingham, Dublin, Milano, Malta, Napoli, Peskara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona. Këto do t’i shtohen 23 destinacioneve ekzistuese, ndërsa do të shtohen edhe frekuenca të reja në linja si: Londra, Bari, Praga, Stokholmi dhe Varshava.
“Jemi shumë të lumtur që sot njoftojmë hapjen e një baze të re të Ryanair në Tiranë, e cila do të nisë operimet në prill të vitit 2026, me tre avionë .Kjo shënon fillimin e një faze të re zhvillimi, që do të sjellë më shumë destinacione, më shumë pasagjerë dhe më shumë vende pune për Shqipërinë.Deri në vitin 2030 presim të arrijmë mbi 5 milionë pasagjerë dhe të rrisim flotën në gjashtë avionë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe uljes së kostove të operimit.”
Ryanair ka planifikuar që deri në vitin 2030 të ketë deri në 6 avionë të bazuar në Tiranë, me një investim total prej 600 milionë dollarësh, mbi 5 milionë pasagjerë në vit dhe 20 linja të reja, me kusht që Shqipëria të vazhdojë të ruajë kostot e ulëta të aksesit dhe taksën zero të aviacionit. Për të festuar këtë Ryanair ka lançuar një ofertë promocionale 3-ditore, me bileta që nisin nga vetëm 24.99 euro për udhëtime gjatë tetorit dhe nëntorit.









