Liga e Kampioneve ka mësuar që të martën se cilat do të jenë skuadrat të cilat do të luftojnë për fazën në grup të këtij turneu, pasi janë plotësuar të gjitha çiftet e play-off për 7 vendet që sigurohen nëpërmjet kualifikueseve.
Sëlltik, Bazel, Shturm Grac dhe Bodo/Glimt ishin skuadrat të cilat nisin rrugëtimin pikërisht nga play-off, të cilave u janë shtuar edhe skuadrat e tjera të cilat kishin nisur rrugëtimin e tyre që në turet e mëparshme. Faza play-off do të dhurojë sfida shumë interesante, në të cilat spikat mbi të gjitha ajo mes Benfikës dhe Fenerbahçes, me këtë të fundit që ka hedhur një kandidaturë serioze për të siguruar grupet.
PLAY-OFF
Ferencvarosh-Karabak
Crvena Zvezda-Pafos
Bodo/Glimt-Shturm Grac
Sëlltik-Kairat
Bazel-Kopenhagë
Fenerbahçe-Benfika
Rejnxhërs-Klub Bryzh
Skuadrat që kanë siguruar grupet dhe ndarja sipas vazove në short:
VAZO 1
PSG, Real Madrid, Mançester Siti, Bahern Mynih, Liverpul, Inter, Çelsi, Borusia Dortmund, Barcelona
VAZO 2
Arsenal, Bajer Leverkusen, Atletiko Madrid, Atalanta, Vijareal, Juventus, Eintraht Frankfurt
VAZO 2/3
Totenhem
VAZO 3
PSV Eindhoven, Ajaks, Napoli, Sporting, Olimpiakos, Slavia Pragë, Olimpik Marsejë
VAZO 3/4
Monako
VAZO 4
Gallatasaraj, Union SG, Atletik Bilbao, Njukasëll









