Një vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, në zonën administrative të Malziut, në vendin e quajtur Maja e Zezë.
Flakët kanë përfshirë një territor me rëndësi të veçantë ekologjike dhe natyrore, ku përhapen pyje me gështenjë, dushk dhe ah, të cilat janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar disa hektarë të tyre.
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thepisur, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka.









