LAJM ROZE/ Kristiano Ronaldos i mbushet mendja pas 9 vitesh – i propozon Xheorxhinës për martesë

Kristiano Ronaldo duket se është bindur pas 9 vitesh bashkë që Xheorxhina Rodriguez është gruaja e jetës ë tij dhe i ka propozuar për martesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xheorxhina me një postim në rrjetet sociale, ku tregonte unazën me një diamant gjigant. “Po, dua. Në këtë jetë dhe në gjithë të tjerat”, shkruante poshtë fotos, duke bërë të qartë se propozimi i Ronaldos kishte pasur fund të lumtur.

asdasdasasdasda

Ronaldo dhe Xheorxhina janë bashkë që nga viti 2016. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Alana 7-vjeçare dhe Bella 3-vjeçare, ndërsa vëllai binjak i Bella, Angel, u nda nga jeta në mënyrë tragjike gjatë lindjes. Ndërkohë Kristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë nga lidhje të mëparshme: Kristiano Xhunior, Mateo dhe Eva.