AKSIDENT NE PUNE/ Ra nga lartësia në një firmë ndërtimi – humb jetën 66-vjeçari në zonën e Kinostudios në Tiranë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Një 66-vjeçar ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si shtetasi Rrahman Mija. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.