Katër punonjës të medias Al Jazeera-s, gazetarët Anas al-Sharif dhe Mohammed Qreiqeh, si dhe kameramanët Ibrahim Zaher dhe Mohammed Noufal, u vranë në një sulm të drejtpërdrejtë izraelit ndaj një tende ku ndodheshin gazetarë në qytetin e Gazës.
Ngjarja ndodhi ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një seancë urgjente, mes rritjes së dënimeve për planin e Izraelit për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës dhe për të zhvendosur me forcë gati një milion palestinezë.
Sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës kanë shkaktuar të paktën 52 viktima të tjera, ndërsa numri i njerëzve të vdekur nga uria që nga fillimi i luftës ka arritur në 217, përfshirë 100 fëmijë.
Protesta masive janë mbajtur në qytete të mëdha në mbarë botën, nga Buenos Airesi te Londra e Stambolli, duke u bërë thirrje liderëve botërorë të ndalin luftën në Gaza.
Numri i të vrarëve nga lufta në Gaza ka arritur të paktën në 61 mijë e 430 persona, ndërsa 153 mijë e 213 të tjerë janë plagosur. Në Izrael, 1 mijë e 139 persona u vranë gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe mbi 200 u morën peng.









