PRANGOSJA/ Shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit – arrestohet 28-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike të vijës bregdetare.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Night Strike”, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza; sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza; një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.