Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.
Autori i dyshuari për ngjarjen është në arrati, por është identifikuar nga policia, bëjnë me dije mediat në Kosovë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar për KosovaPress se rasti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”.
“Në këtë rast mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave. Dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.









