MAKABRE/ Arrestohet 37-vjeçari në Argjentinë – ofronte punë të pastrehëve, më pas…

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën 5 personave në shtëpinë e tij, tha zyra e prokurorit në provincën veriperëndimore të Jujuy për AFP të martën.

I dyshuari, 37 vjeç, përballet me akuza për “vrasje seriale” “me rrethana rënduese” pasi ai tregoi “mizori”. Ai tani është lënë në paraburgim.

Hetimi ka të bëjë me vrasjen e të paktën pesë personave që ishin zhdukur. Pas analizimit të pamjeve nga sistemet e mbikëqyrjes, hetimi u përqendrua në shtëpinë e autorit të dyshuar, ku u gjetën “kocka, gjak, copa lëkure” dhe madje edhe “një hundë njerëzore”, tha për AFP prokurori i përgjithshëm në Jujuy, Sergio Leyo Sanchez.

Në pronën që u kontrollua, një adoleshent 16-vjeçar, i cili u prezantua si nipi i pronarit, dyshohet se u tha oficerëve të policisë: “Dua të flas, dua të them se çfarë ka ndodhur”, sipas prokurorit që merret me çështjen, Guillermo Beyer, i cili foli për agjencinë e lajmeve A24.