SITUATE ALARMANTE/ Zjarr në afërsi të uzinës me lëndë plasëse në Poliçan – flakët shumë pranë magazinës!

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit në Berat.

Burime bëjnë me dije se zjarri është përhapur pranë zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse, ushtria si edhe një helikopter i Bazës Kuçovës.