Ambasada amerikane në Tiranë ka pritur në takime deputët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur nga qytetarët më 11 maj. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, në postimin e ambasadës thuhet se takimet u zhvilluan për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.
Gjithashtu thuhet më tej se ambasada pret me kënaqësi të punojë më përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik dhe për të vijuar partneritetin e SHBA-së me Shqipërinë.



POSTIMI I PLOTË:
Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.









