DOSJA “EPSTEIN”/ Bill dhe Hillary Clinton thirren në gjyq në hetimin e Kongresit në lidhje me çështjen

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary janë ndër një sërë emrash të profilit të lartë që kanë marrë thirrje nga një komision i Kongresit për të dëshmuar në lidhje me abuzuesin seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.

Republikani James Comer, kryetar i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, lëshoi të martën urdhrat për paraqitje në gjykatë për familjen Clinton, si dhe për tetë individë të tjerë.

Komiteti po kërkon më shumë informacion rreth historisë së Epstein, pasi administrata e Presidentit Donald Trump vendosi të mos publikojë më shumë dosje federale mbi financierin e ndjerë.

Ky vendim shkaktoi zemërim midis mbështetësve të Trump dhe disa liberalëve, pasi shumë besojnë se dosjet përfshijnë një “listë klientësh” të burrave të famshëm të lidhur me Epstein.

Ish-drejtorët e FBI-së, James Comey dhe Robert Mueller, si dhe gjashtë ish-prokurorë të përgjithshëm amerikanë do të detyrohen gjithashtu të dëshmojnë para komitetit – Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së i është kërkuar gjithashtu të japë të dhëna që lidhen me Epsteinin.