Një ndeshje e vështirë e pret Dinamon e Ilir Dajës ditën e enjte. Dinamovitët në orën 21:00 do të luajnë në Kroaci ndaj Hajdukut të Splitit, duel i vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
“Blutë” përballë gjigandëve kroat do të jenë “all-in”, me Dajën që do të tentojë të marrë maksimumin. Shkalla e vështirësisë dihet dhe te Dinamo janë mjaft të vetëdijshëm.
Jo vetëm kaq, por edhe bastet “sakatojnë” ekipin e Dajës. Një fitore e mundshme e dinamovitëve ndaj Hajdukut kuotohet me 15, ndërsa barazimi ka vlerën 5, ndërsa nga krahu tjetër fitorja e kroatëve ka vlerën 1.20.
Diferenca të “frikshme”, me drejtuesit e “Bluve” që shpresojnë të marrin rezultat pozitiv në Kroaci.









