TALENTI SHQIPTAR/ Dhuroi asist, ndërsa një gol iu anulua – Shehu në formacionin e javës në Poloni

Juljan Shehu ishte protagonist në fundjavë me fanellën e Vidzeu Lodz në Poloni, teksa në sfidën ndaj Katovices dhuroi një asist ndërsa VAR-i i anuloi një gol për prekje me dorë.

Përveç këtyre, në përgjithësi paraqitja ishte mjaft pozitive, teksa pas ndeshjes së fituar 3-0 u vlerësua si një nga më të mirët në fushë.

Ashtu siç pritej në fakt, ai është përfshirë në formacionin e javës së xhiros të 3-të të elitës polake. Vlerësimet për të  në opinionin sportiv dhe më gjërë kanë qënë të shumta, me mesfushorin e Kombëtares që do kërkojë të lërë gjurmë në këtë sezon. Kontrata e Shehut përfundon në fund të edicionit dhe ka optimizëm për vazhdimin e bashkëpunimit.